Protesta edhe në Manastir dhe Prilep

Maqedonia

Protesta edhe në Manastir dhe Prilep

Më: 6 maj 2015 Në ora: 20:30

Protesta masive antiqeveritare po zhvillohen edhe në Manastir dhe Prilep njoftojnë mediat në Maqedoni.

Mijëra protestues kanë dalë rrugëve të këtyre qyteteve në shenjë proteste kundër dhunës policore dhe lidhur me fshehjen e fakteve për vrasjen që kishte ndodhur katër vite më parë të një të riu maqedonas.

Protestuesit kanë marshuar rrugëve të këtyre qyteteve duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe kryeministrit Nikola Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat