Protesta masive para Parlamentit të Maqedonisë përfundojë e qetë (Video)

Maqedonia

Protesta masive para Parlamentit të Maqedonisë përfundojë e qetë (Video)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 20:01

(E plotësuar)Protesta para Parlamentit përfundojë e qetë edhe pas disa provokimeve nga disa demonstrues, të cilët u munduan të provokojnë policinë dhe të nxisin dhunë.
Gjithashtu u bë thirrje që nesër në të njëjtën kohë, në orën 18 sërish të protestohet.
22.30- Protesta shuhet. Policia ende në terren.

22.10 Protestuesit kanë filluar të pakësohen, mirëpo ende vërehet prezenca e madhe e policisë para Parlamentit.

21.36 Situata vazhdon të jetë e njëjtë. Vërehen disa persona që mundohen ta qetësojnë situatën.

21.30 Protestuesit përgatisin zjarr po nuk u kallet.

21.20 Protestuesit janë ndarë në grupe, ku një grup i vogël protestuesish kryesish të rinj me maska tentojnë të provokojnë policinë, por nga ana tjetër disa femra dhe gra formojnë mur të gjallë për të mos i lejuar ata të krijojnë provokime dhe tensione të panevojshme. Ato thotë se protestuesit që gjuajnë janë të infiltruar, persona të panjohur që me qëllim krijojnë incident, jozyrtarisht thuhet se në orën 10 policia do të ndërmerr aksion për të pastruar protestuesit nga rruga.

Vazhdon protesta para Kuvendit, hidhen vezë drejt godinës

Protesta qytetare si reagim ndaj vrasjes së Martin Neshkovskit të publikuar në bombat e opozitës është zhvendosur para Parlamentit, ku janë mbledhur mijëra qytetarë. Të revoltuar, protestuesit kërkonin dorëheqjen e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtësi në shtet.

Fillimisht protestuesit mbajtën një minutë heshtje në nder të riut të vrarë 4 vite me parë, e më pas disa prej tyre shprehën revoltën me hedhje të vezëve drejt Kuvendit. Protesta për momentin është e qetë por protestuesit janë të tensionuar. Situata mund të eskalojë në çdo moment.
Vëllau i Martin Neshkovskit, Aleksandar Neshkovski gjatë fjalimit të tij para protestuesve, kërkoi masivitet çdo ditë prej në ora 6, duke i përkujtuar të pranishmit se vdekja e vëllait të tij mund ti kishte ndodhur çdokujt.
Siç mësohet protesta qytetare janë mbajtur edhe në disa qytetet të tjera.

Protestat vazhdojnë, Neshkovski: Qeveria të ndiqet penalisht

Aleksandar Neshkovski, vëllai i të ndjerit Martin Neshkovski, për mediat në Maqedoni deklaroi se protestat spontane kundër brutalitetit të policisë në Shkup do të vazhdojnë për çdo ditë në të njëjtën kohë derisa të realizohen kërkesat e tyre.
“Kërkesat tona janë që penalisht të përgjigjet pushteti jo legjitim, dhe jo vetëm të jap dorëheqje. Të ketë përgjegjësi komanduese në MPB dhe ato të përgjigjen penalisht për krimin që e bën”, deklaroi Neshkovski.
Përksaj protestave të sotme në orën 18 në Shkup, për sot në të njëjtën kohë është përcaktuar protestë edhe në Manastir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat