BE-ja e shqetësuar për demonstruesit dhe policët e lënduar gjatë protestës

Maqedonia

BE-ja e shqetësuar për demonstruesit dhe policët e lënduar gjatë protestës

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:56

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë rreth demonstruesve dhe policëve të lënduar në protestën e një nate më parë. Brukseli tërhoqi vërejtjen për shmangien e përdorimit të tepruar të forcës nga organet e rendit. “BE me shqetësim të thellë i konstaton lëndimet te protestuesit dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë në protestat e një dite më parë. Si një parim bazë, Komisioni kujton rëndësinë kyçe të lirisë për protesta të qeta dhe lirinë e shprehjes, ashtu siç parashikon Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut. Ato duhet të jenë vlera themelore të demokracisë funksionale, është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

BE-ja gjithashtu iu bën thirrje aktorëve politikë që të ndërmarrin veprime urgjente për zgjidhjen e qëndrueshme të krizës aktuale, përmes një angazhimi konstruktiv dhe dialogu politik të rikthehet besimi tek institucionet.”BE-ja nuk ka komente rreth rasteve individuale të përgjimeve, megjithatë kujton se të gjitha pretendimet për shkelje të mundshme duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe transparente nga organet hetuese, thuhet gjithashtu në reagimin e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat