​Protestë e re në Shkup, policia bllokon ndërtesën e Qeverisë

Maqedonia

​Protestë e re në Shkup, policia bllokon ndërtesën e Qeverisë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:00

Rreth orës 18 në Shkup ka filluar protesta e re në të cilën janë mbledhur rreth 500 qytetarë. Policia ka bllokuar ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Demonstruesit mbajnë parullat “Nuk ka drejtësi nuk ka qetësi”, “Vrasës”. Tani për tani nuk ka ndonjë incident serioz ndërkaq ka forca të mëdha të policisë.

Ashtu sikurse edhe protesta e djeshme ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, është organizuar nëpërmes rrjeteve sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat