Gruevski akuzon Zaevin se po nxit qytetarët

Maqedonia

Gruevski akuzon Zaevin se po nxit qytetarët

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:05

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tenton që të krijojë tensione dhe në mnëyrë të dhunshme të marrë pushtetin. Vetëm hyrja e konferencës së djeshme e Zoran Zaevit kishte për qëllim që të nxitë revoltë tek qytetarët e Maqedonisë. Qeveria nuk do të bie pre e këtyre manipulimeve, por apeloj që edhe qytetarët të mos dezinformohen. Kështu deklaroi kryeministri Gruevski në një intervisët dhënë Televizionit Kanal5.

Ai sqaroi se për vrasjen e të riut Neshkovski shteti konkretisht MPB-ja dhe gjykata menjëherë pas vrasjes i ka marrë të gjitha masat për kapjen e autorit ndërsa gjykata ka dënuar fajtorin me 14 vjet burg.

“Puna e parë është se në momentet e vdekjes së Neshkovskit rasti nuk ishte denoncuar në polici. Puna e dytë është se menjëherë sapo u informua policia reagimi ka qenë i shpejtë që të kapet autori i vrasjes dhe puna e tretë është se ne si shtet kemi pasur brengosje të madhe që autori të kapet menjëherë dhe pas reagimit të shpejtë të policisë fajtori u arrestua ndërsa në gjyq ai u dënua me 14 vite heqje lirie. Teza e Zaevit të cilën e publikoi në hyrje të konferencës se pushteti dhe unë si kryeministër e kemi fshehur vrasjen është vetëm një dezinformatë pasi ne kemi bërë gjithçka që është e mundur sipas ligjit, duke e kapur autorin e vërtetë të vrasjes”, deklaroi Gruevski.

Ai apeloi qytetarët e Maqedonisë që të mos bien pre e dezinformatave që i publikon, siç tha ai, lideri i opozitës Zaev.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave që i publikon në hyrje të konferencës për shtyp Zaevi. Po ashtu ata keqpërdorin dhe dezinformojnë opinionin përmes portaleve të ndryshme të cilët kanë një agjendë të caktuar”, tha mes tjerash Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat