Gruevski e Ahmeti, duhet të “dorëzohen” para qytetarëve

Maqedonia

Gruevski e Ahmeti, duhet të “dorëzohen” para qytetarëve

Nga: Valbona Mazreku Më: 6 maj 2015 Në ora: 15:27

Profesori universitar Arsim Sinani, vlerëson se pas dhunës së përdorur ndaj protestuesve të martën në Shkup, por edhe pas gjithë kësaj situate të provokuar nga qeveria për kohë të gjatë ndaj qytetarëve që jetojnë në Maqedoni, veçmas shqiptarëve, qeveria dhe partitë politikë në pushtet duhet të “dorëzohen” përpara qytetarëve.

“Qeveria ta ngris flamurin e bardhë t’i hap rrugë Qeverisë kalimtare sepse regjimit të Gruevskit i ka ardhur fundi. Bashkë me Gruevski në paket do shkojnë në pension edhe Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, nuk i shpëtojnë ndëshkimit të qytetarëve shqiptar. Ky pushtet nuk do bisedime, negociata, nuk do demokraci. Qytetarët s’kanë instrument tjetër i vetmi instrument demokratik që në Maqedoni ka mbetur është protesta. Dhe duhet qytetarët të protestojnë deri në ngritjen e flamurit të bardhë nga kjo garniturë politike” tha Sinani për “Bota sot”.

Sipas Sinanit, qytetarët shumë e kanë duruar këtë gjendje dhe këtë keqqeverisje të partive në pushtet.

“Por gjithnjë nuk thonë kot fundi i vjen çdo të keqeje edhe kësaj po i vjen fundi. Kjo garniturë është në
gjendje që për interesa të veta të bëjë gjithçka. Por qytetarët do e ndalojnë në mënyrë demokratike, prandaj protesta janë mënyrë më ë mirë për ta rrëzuar këtë Qeveri. Protestat kanë edhe një dimension tjetër e parandalojnë që ky pushtet të ketë mundësi të bëjë manovra politike me aparaturën që ka. Për pozicionin e shqiptarëve Sinani thotë se shqiptarët nuk kanë çka të humbin pasi që Gruevski është treguar mjaft dorështrënguar dhe i ka mbajtur në zinxhirë. Tash në fund i kujtohet për shtatoren e nënës Terezë ndërsa i mban të burgosur diku Pjetër Gogdanin me shokë, “ tha Sinani.

Profesori universitar dhe analist, Arsim Sinani thotë se sa shumë mërziten disa shqiptarë sot për flamurin kombëtar duke rikujtuar që pot ë njëjtët e devalvuan duke i ndryshuar dimensionet. Tash ju duhet patriotizëm i rrejshëm për të ruajtur pushtetin, shaka se jo mahi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat