Lepaja: Shqiptarët e Maqedonisë mos të përzihen në çështjet e maqedonasve

Maqedonia

Lepaja: Shqiptarët e Maqedonisë mos të përzihen në çështjet e maqedonasve

Më: 6 maj 2015 Në ora: 15:24

Opinionisti dhe analisti politik Fadil Lepaja ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni. Ai thekson se shqiptarët e Maqedonisë duhet të mos të përzihen në këtë çështje, pasi çdo herë që shqiptarët janë treguar të pamatur, maqedonasit këtë konflikt të brendshëm e shndërrojnë në të jashtëm duke e shfrytëzuar për homogjenizim antishqiptar.

Lepaja në rrjetin social Facebook shkruan se, “gjithnjë kam menduar, e madje edhe e kam shprehur në shkrimet e mia se maqedonasit kanë më shumë probleme me vetveten se sa me shqiptarët. Sa për shqiptarët e dinë se kush janë dhe e dinë se ata vet nuk janë shqiptarë.

Problemi është se ata për veten e tyre nuk e dijë se kush janë. Sa herë që shqiptarët tregohen të pamatur, maqedonasit këtë konflikt të brendshëm e shndërrojnë në të jashtëm, ndërnacional dhe e shfrytëzojnë për homogjenizim antishqiptar. Prandaj, shqiptarët si komunitet, është mirë të mos përzihen në këtë çështje dhe të shikojnë të ndërtojnë raporte të mira me te gjithë. Vetëm vëzhgoni me kujdes se si duket e hutuar ministrja e brendshme kur flet për ngjarjet.

Thjesht nuk di të argumentojë pa ad hominëm, pa e fyer palën tjetër. Sidoqoftë, paqja u konvenon të gjitha komuniteteve, pavarësisht prej interesave biznesore, apo kriminale të grupeve (para)politike që sundojnë në Ballkan” shkruan kështu Lepaja. N.Sh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat