BDI ka një rrol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike

Maqedonia

BDI ka një rrol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike

Më: 6 maj 2015 Në ora: 11:37

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, ZëvëndësKryeministri, Musa Xhaferri dhe Deputeti, Artan Grubi, takuan në Bruksel Alain Le Roy, Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit për Politikë të Jashtme të BE, Zonjën Anna Vezyroglou nga Kabineti i Zonjës Mogherini, Terkel Petersen dhe Johannes Viereck.
Le Roy është njohës i shkëlqyer i rrethanave në Maqedoni dhe në rajon si dhe një kontribues i vyer për paqën dhe stabilitetin në Maqedoni si dhe perspektivën tonë EuroAtlantike.


Xhaferri dhe Grubi prezentuan qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për situatën e komplikuar politike.

BDI konsideron që ndërmjetësimi i Brukselit duhet të intensifikohet me përfshirjen edhe të Komisionit Evropian krahas angazhimit të EuroDeputetëve në mënyrë që të inicohet dialogu i mirëfilltë që do të ndikonte edhe në zbutjen e situatës së tensionuar në vend.

Pocesi gjyqësor gjithashtu duhet të monitorohet nga Brukseli.

Bashkëbiseduesit vlerësuan qëndrimet konstruktive të BDIsë përballë krizës serioze politike si dhe angazhimin konkret për ta tejkaluar këtë gjendje të rëndë, por sa më gjatë vonon dialogu, aq më shumë rëndohet gjendja në vend.

Në të gjitha takimet u shprehën shqetësime serioze për situatën në Maqedoni, por edhe dakordim që e vetmja zgjidhje është dialogu intenziv politik dhe proces transparent dhe i besueshëm gjyqësor.

Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë, marrëdhëniet ndëretnike si dhe integrimin e Maqedonisë në BE.

Xhaferri dhe Grubi gjithashtu vizituan Institutin Europian të Paqës, ndërsa pasdite në selinë e NATOsë do ta takojnë edhe Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës VeriAtlantike, z. Alexander Vershbau.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat