Deklarata e MPB-së demaskoi puçistët

Maqedonia

Deklarata e MPB-së demaskoi puçistët

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:28

Punëtorët e Rijasetit, të cilët të hënën ishin cak i sulmeve të turpshme dhe ndaj të cilëve u ushtrua dhunë dhe presion, demantojnë deklaratën e Ministrisë të Punëve të Brendshme se në Bashkësinë Fetare Islame ka pasur një zënkë verbale mes Ibrahim Shabanit të shoqëruar nga tre persona dhe të punësuarve në BFI.

Deklarojmë se ndaj nesh, ishte përgatitur një puç i organizuar, ndërsa sulmuesit rreth 50 në numër, të urdhëruar nga Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skender Buzaku ushtruan dhunë të paparë ndaj të punësuarve që në atë moment ndodheshin në Kabinetin e Reisul Ulemasë, me ç'rast edhe jeta e tyre ishte në pikëpyetje. Jemi të bindur se po të ndodhte ky uzurpim në ndonjë vend tjetër, apo bashkësi tjetër fetare, ky sulm do të cilësohej si akt terrorist.
Që kur Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar sulmet e tilla ti emërtojë si zënka verbale.

Fatmirësisht kjo deklaratë na i pastroi të gjitha dilemat se kush qëndron pas këtij skenari të shëmtuar dhe përçarës. E vërteta shumë shpejt do të del në shesh, ndërsa opinioni do ta kuptojë fytyrën e vërtetë të Afrim Tahirit, Ibrahim Shabanit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje imamëve të Shkupit dhe rrethinës që të mbajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien në provokime të nxitura nga qarqë tash më të njohura dhe të mos ndërmarrin veprime të pa koordinuara, sepse ndërtesa e Rijasetit është e rrethuar me elemente të rrezikshme të cilët mbrohen nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat