Najçevska: Maqedonia përdor shumë torturë ndaj qytetarëve të saj

Maqedonia

Najçevska: Maqedonia përdor shumë torturë ndaj qytetarëve të saj

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:25

Komiteti kundër torturës i Kombeve të Bashkuara, Qeverisë së Maqedonisë i porositi vlerësimin negativ për gjendjen në Maqedoni, mendon profesoresha Mirjana Najçevska, pasi që pardje dhe dje në rend dite ishte raporti që para Komitetit prezantohet njëherë në katër vite.

“Raporti nuk mund të jetë më i keq. Nuk kam parë një raport të këtillë qysh prej pavarësimit të Maqedonisë.

Në kuadrin e Komitetit të Helsinkit i kushtuam vëmendje të madhe kësaj çështje qysh në vitet 1991-92 përgatitëm një fletushkë kundër torturës dhe treguam se si duhet reaguar.

Por, asnjëra qeveri nuk i kushtoi vëmendje këtij problemi. Ai në vazhdimësi ekzistonte, rritej dhe sot eskaloi në përmasa të mëdha”, tha Najçevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat