Mediat ndërkombëtare raportojnë për Maqedoninë, situata nuk është mirë!

Maqedonia

Mediat ndërkombëtare raportojnë për Maqedoninë, situata nuk është mirë!

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:16

Mediat ndërkombëtare me interest ë veçantë kanë raportuar për situatën e mbrëmshme në Maqedoni. Associated Press ka shkruar se në Shkup ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Associatet Press ka raportuar se qytetarët ishin mbledhur spontanisht pas publikimit të së vërtetës nga ana e liderit të opozitës, Zoran Zaev për vrasjen e të riut martin Neshkoski.

Agjencia e lajmeve Reuters thekson se në protesta ka pasur rreth 2 mijë qytetarë, ndërsa disa prej tyre i kanë ndezur koshat e plehërave dhe kanë hedhur me gurë ndaj policisë, me çka ka intervenuar policia, e cila i ka shpartalluar qytetarët.

Kjo agjenci rikujton se Gruevski është një konservativ, I cili është në pushtet 9 vite të fundit.

Agjencia Frans Press duke informuar për Maqedoninë vlerëson se tensioned politike në Maqedoni janë intensifikuar nga janari i këtij viti kur qeveria e akuzoi liderin e opozitës dhe katër persona të tjerë për spiunim dhe dhunë ndaj personave më të lartë shtetëror.

“Qorrsokaku e ka future vendin në një krizë të thellë politike dhe e ka nxitur Bashkimin Evropian që të inicojë dialog mes palëve”, thekson France Presse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat