Policia arrestoi dhe largoi studentët nga biblioteka, rrahu edhe gazetarë

Maqedonia

Policia arrestoi dhe largoi studentët nga biblioteka, rrahu edhe gazetarë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 08:45

Sipas shkrimeve në rrjetet sociale, studentët janë ankuar se kanë qenë të rrahur dhe të arrestuar nga policia edhe shumë persona të cilët nuk kanë qenë pjesëmarrës të protestës para godinës së qeverisë.

Përveç këtij fakti, policia mbrëmë ka larguar me dhunë studentët nga leximorja në bibliotekën e qytetit në Bunjakovec ku rregullisht mësojnë. Policia nuk ka pranuar se dikush në ora 23.00 mëson në bibliotekë, ndërsa leximorja e bibliotekës punon pa ndërprerë 24 orë.

Të arrestuarit e tjerë ende gjenden në stacionet policore dhe gjatë ditës së sotme pritet nga prokurorët t’iu shqiptohet masa e arrestit.

Përveç reagimigt të studentëve, me qëndrim gjatë ditës së sotme pritet të dalë edhe sindikati I gazetarëve, për shkak të sjlljes joadekuate të policisë ndaj gazetarëve që e ndiqnin situatën. Policia I ka rrahur dhe me arrogancë I ka trajtuar gazetarët, ndërsa është sulmuar fizikisht gazetari Zoran Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat