Kim Mehmeti: Regjimi DPMNE-BDI po bie!

Maqedonia

Kim Mehmeti: Regjimi DPMNE-BDI po bie!

Më: 6 maj 2015 Në ora: 00:10

Shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar ngjarjet të cilat po ndodhin në Maqedoni.

Mehmeti thotë se ky regjim do bie dhe se ky dhjetëvjeçari i fundit sa na përfaqësoi BDI-ja, do mbahet mend në histori si periudha e turpit tonë kolektiv.

“Dëgjuat: filluan protestat para godinës së regjimit DPMNE-BDI! Në ndërkohë mbase dëgjuat se si para disa ditëve, në kongresin e DPMNE-së, përfaqësuesit e BDI-së e falënderuan këtë parti për bashkëpunimin e mirë në koalicionin e turpit qeveritar! Pra në njëfarë mënyre, paturpshëm ata e falënderuan DPMNE-në për ‘Brodecin’, ‘Monstrën’, për likuidimin e Harun Aliut, për “Shkupin 2014”…. Dhe të jeni të sigurt se ky regjim do bie dhe se ky dhjetëvjeçari i fundit sa na përfaqësoi BDI-ja, do mbahet mend në histori si periudha e turpit tonë kolektiv! Por gaboni nëse mendoni se në librat e historisë kjo periudhë do mbajë titullin “Kohët kur banditët e BDI-së ia shitën DMNE-së dëgjueshmërinë shqiptare!” Jo, kjo periudhë do përshkruhet nënë kaptinën me titull: “Vitet kur shumica e shqiptarëve të varfër e të papunë të Maqedonisë, ia shitën BDI-së dinjitetin e vet!”, – shkruan Kim Mehmeti në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat