Për çdo kokë shqiptari, nga një “bombë”!

Maqedonia

Për çdo kokë shqiptari, nga një “bombë”!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 22:45

Sonte filluan protestat e qytetarëve përpara qeverisë së Maqedonisë! Dhe disa vlerësojnë se ky mund të jetë fillimi i fundit i regjimit DPMNE-BDI, i një regjimi që e plaçkiti popullin, që vrau e burgosi, që shkeli mbi dinjitetin njerëzorë, si mbi lecka të pavlera! Regjim që veçanërisht na përbuzi neve shqiptarëve, gjë të cilën nuk do mund ta bënte as një dit të vetme, po të mos i kishte si mbulesë politikanët “proeuroatlantik“ të BDI-së, apo thënë më saktë, po të mos i kishte si shërbëtorë nxënësit e Xha Enverit.

Po pra, siç duket, qytetarët e Maqedonisë ngadalë janë duke dalë nga një kllapi trishtuese. Dhe ndoshta nga kjo kllapi do dalim edhe ne shqiptarët, që ende pyesim se a do ketë ndonjë bombë edhe për këta “tanët”. Me çka vetëm shtiremi se nuk e dimë se po të mos ishin “indianët” tanë, “bythëgrisurit” e Gruevskit nuk do mund me aq lehtësi të talleshin me ne, e të na i hidhnin në oborr bombat trishtuese si ajo e ”Brodecit”, “Monstrës”, likuidimin e Harun Aliut, “Shkupi 2014”....

Pra, neve na shpërthyen aq shumë bomba, sa është e kuptueshme pse jemi thuajse të shurdhër dhe nuk i dëgjojmë as bombat që na shpërthejnë thuajse në çdo oborr tonin familjarë! Thoni cilat janë ato bomba!? Vallë është e mundur të mos keni dëgjuar nga ndonjë familjarë i juaji rrëfimin për mijëra eurot që ua ka dhënë banditëve partiak të BDI-së, për t’u punësuar apo për ta shpëtuar vetveten nga ndonjë dënim!? Dhe vallë kjo nuk u mjafton ta kuptoni se kur jemi në pyetje ne shqiptarët, nuk ka nevojë për bombat e Zaevit: neve ky regjim na ka dhuruar nga një ‘bombë’ për kokë shqiptari!

Pra protesta kundër këtij regjimi kanë nisur! Thonë se ky mund të jetë fillimi i fundit i regjimit DPMNE-BDI! Edhe nëse nuk është ky fillimi i fundit i këtij regjim, nuk ka dyshim se ky regjim nuk është jetëgjatë. Por rënia e tij nuk duhet të përfundojë ashtu siç ndodh rëndom në këto hapësira: shkuan kriminelët dhe hajdutët e vjetër, le të vijnë hajnat e radhës! Jo, do duhet kësaj radhe të shkojmë deri në fund dhe nëse jo më shumë, t’i çojmë plaçkitësit e popullit tonë t’ua kthejnë shqiptarëve të vjedhurën. Pra do mjaftojë, për shembull, të bëjmë listën e banditëve të BDI-së që u morën me mijëra euro të papunëve dhe hallexhinjve shqiptarë dhe t’i çojmë ata ta “vjellin” të vjedhurën! Pa e bërë këtë, ne nuk do arrijmë asgjë, por do vazhdojmë të ecim rrugës që përshkruhet me thënien: nga duart e “Ali hajdutit”, ramë në duart e “Deli hajnit”! /Almakos/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat