“Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht!

Maqedonia

“Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 22:10

Zaev zbulon materiale për vrasjen e djaloshit 21 vjeçar nga polici Igor Spasovski.

Në bisedë mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe zëdhënësit të policisë Ivo Kotevski ata i quajnë idiotë gazetarët që pyesin për vrasjen e Neshkovskit.

Jankullovska në bisedë me shefin e kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protugjer thonë që policia ka dalë me versionin e vet dhe këtë duhet ta plasojnë mediat proqeveritare.

Kotevski në bisedë me Jankullovskën bisedojnë çfarë të bëjnë me mediat që shkruajnë se vrasjen e ka bërë policia.

Kotevski pranon se policia nuk ka ide se çfarë ka ndodhur atë natë.

Ata bisedojnë që policia disa herë e ka kapur djaloshin për duar dhe e ka lëshuar në tokë por për këtë nuk ka dëshmi. Jankullovska thotë që i ka bindur dy vajza të dalin dëshmitare për këtë punë.

Në bisedat e tyre dëgjohet si policia tenton ta fsheh të vërtetën që mos merret vesh se polici e ka kryer vrasjen gjatës orarit të punës.

Jankullovska për vrasjen: “Mirë po ndodhin kështu punësh”

Shefi i inteligjencës Sasho Mijallkov pranon se këtë e ka bërë polici gjatë orarit të punës.

Ai me Jankullovskën flasin si ta paraqesin në media edhe informatën se ka qenë narkoman që kjo të ndikojë në opinion.

Kotevski tregon se djaloshi ka qenë anëtar i VMRO-së.

Ndërsa Jankullovska pranon se polici e “ka thyer” duke e rrahur djaloshin i cili as ka ikur e as ka bërë rezistencë kundër policisë.

Asaj i vjen keq që ky rast e ka ulur popullaritetin e arrestimit të Ljube Boshkovskit.

Ajo pranon se policia që dy ditë e fsheh rastin.

Rastin e fsheh Urko nga sigurimi i Gruevskit i cili thotë që dy ditë mendohen se çfarë të bëjnë me këtë vrasje.

“Përderisa polici jep deklarata se nuk e ka rrahur, djaloshi duket që është i rrahur për vdekje” pranon Jankullovska.

Ajo dhe Kotevski bëjë konstruksionin se çfarë të thonë në publik. Ivo pranon “nëse kështu veprojmë do të zbulohet se ne gënjejmë”.

Kotevski tregon se policia fsheh krimin e policit.

Ai dhe Jankullovska shohin si mos e tregojnë të vërtetën se çfarë i ka bërë polici djaloshit.

Në bisedë mes tyre dëgjohet se paralelisht me policinë në Maqedoni punon pa kompetenca edhe një “polici” tjetër, ajo e sigurimit të kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Ai dhe Jankullovska pranojnë që në versionin për mediat proqeveritare policia e ka shpallur madje vjedhës Neshkovskin.

Në bisedë kuptohet se sigurimi i Gruevskit është i paprekshëm edhe nga vet ministria e brendshme.

Kotevski zbulon se polici vrasës ka qenë në detyrë i caktuar në Kumanovë por ai ka ardhur në Shkup.

Kryeministri Nikolla Gruevski e ka ditur kush e ka bërë vrasjen dhe si policia e ka fshehur këtë me rrena, thotë Zoran Zaev.

Ai ka urdhëruar si të mbarojë ky skandal.

Jankullovska në bisedë me Gruevskin pranon që nëse dikush e di procedurën do të ishte tmerruar se si ky pjesëtar i forcave speciale ka shkuar të sigurojë në shesh pa asnjë urdhër, vetëm me urdhër gojor.

Gruevski e urdhëron atë se çfarë të bëjë.

Zaev kërkon përgjegjësi nga Jankullovska dhe Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat