Jankullovska nuk mendon për dorëheqje

Maqedonia

Jankullovska nuk mendon për dorëheqje

Më: 5 maj 2015 Në ora: 21:25

"Sot sërish duke luajtur me emocione në mënyrë më brutale duke e keqpërdorur vdekjen tragjike të një djaloshi të ri, për të cilën nuk ekziston njeri që nuk ndjen dhimbje dhe nuk është prekur nga ky rast, u dëshmua se për të arritur një qëllim politik është i gatshëm të bëjë çfarëdo konstruksione monstruoze, skenarë të zi dhe manipulime më të egra. Më shumë se tre muaj Zoran Zaev flet për një grup të njerëzve duke më përfshirë edhe mua. Nuk ndalon duke na paraqitur në një mënyrë të cilën mund ta imagjinojë vetëm një kokë e krisur. në diçka të tillë nuk ka njeri që mund të mbetet shpirtërisht i qetë”, tha Jankullovska në press konferencën e sotme të mbajtur në qveri pas publikimit të “bombave” nga ana e Zaevit për rastin e Martin Neshkoskit.

Në pyetjen e gazetarëve se a planifikon të dorëhqiet pas gjithë bisedave të publikuara, Jankullovska është përgjigjur, se nuk planifikon një gjë të tillë dhe është edhe psikikisht edhe fizikisht të vazhdojë të kryejë detyrën e mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat