Situatë e tensionuar në Maqedoni (Video)

Maqedonia

Situatë e tensionuar në Maqedoni (Video)

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:36

(E plotësuar) Forca të shumta të policisë maqedonase janë vendosur gjatë natës dhe mengjesin e sotëm përpara institucioneve kryesore të Maqedonisë.

Kjo ndodhi pas trazirave të mbrëmshme që përfshiën Shkupin.

Dhjetëra protestues dhe pjestarë të policisë kanë ngelur të lënduar pas konfrontimit mes tyre.

Policia ka arrestuar rreth 20 persona, të cilët po vazhdojnë të mbahen nëpër stacionet policore.

Protesta eskaloi kur mijëra protestues pasi thyen me gurrë xhamat e Qeverise, tentuan të thejnë edhe kordonin policor, për tu futur në ndërtesën qeveritare.

Per t’i shpërndare protestuesit, njesite speciale të policisë maqedonase intervenuan me gaz lotësjellës dhe me topa uji .

Në protesten e mbërmshme ,qe u organizua spontanisht permes rrjeteve sociale, protestuesit kerkuan dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Protesta u nxit në shenjë revolte ndaj Qeverise ,lidhur me fshehjen e vrasjes së një 21 vjecari maqedonas, që ndodhi disa vite me parë, audio incizime për të cilin rast, prezentoi dje lideri opozitës maqedonase, Zoran Zaev .

Në bisedat telefonike, të cilat i publikoi Zaev, pretendon se dëgjohen kryeministri Gruevski dhe ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ,duke tentuar të fshehin vrasjen e të riut Martin Neshkovski, që është kryer nga një trupërojë e kryeministrit maqedonas.

Pas këtyre zhvillimeve ,partia “DOM,e Liljana Popovskës ka braktisur koalicionin qeveritar të Nikolla Gruevski

Dhjetëra të lënduar, Gruevski nga kamerat e policisë vëzhgoi situatën!

Dhjetëra qytetarë me lëndime të rënda trupore janë sjellë mbrëm në qendrën urgjente të Shkupit. Të lënduar ka edhe qytetarë dhe policë. Përveç të lënduarve ka mbi 20 persona të arrestuar nga ana e policisë. Turmat e protestuesve u shpërndanë nëpër qytet dhe policia ishte vënë në ndjekje të tyre, transmeton “Zhurnal”.

Jozyrtarisht mësohet se kryeministri Nikolla Gruevski nga baza e vëzhgimit të kamerave të policisë së Shkupit i ka ndjekur protestat dhe ka dhënë urdhër se si të veprohet nga ana e policisë.

Policia po arreston protestues në Shkup​

Policia po arreston protestues rrugëve në pjesën qendrore të Shkupit. Nuk dihet akoma se sa protestues janë të arrestuar, ndërsa nga radhët e protestuesve bëhet e ditur për mbi 20 të arrestuar.

Situata e tensioneve është transferuar para Parlamentit, ku protestuesit nuk po tërhiqen dhe se po vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve duke brohoritur për rënien e qeverisë.

Policia arriti të shtyp protestën. Disa nga protestuesit i detyruan të hynë në bibliotekën “Braqa Milladinovci”. Disa i arrestuan. Disa të tjerë ikën. Topat e ujit u larguan. Polici ende ka në qytet. Ata kanë marrë edhe qen.


Policia bllokon bulevardin Ilinden, protestuesit ulen në rrugë

Policia ka larguar qytetarët në bulevardin Ilinden pasi eskaloi protesta para qeverisë

Një kordon policor është krijuar pasi njësia speciale është shtrirë përgjatë bulevardit në gjerësinë e rrugës. Qytetarët nuk tërhiqen, janë ulur në rrugë dhe më tej i thërrasin që edhe policët t’i bashkohen protestës.

Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar

Dramë e vërtetë nëpër rrugët e Shkupit. Policia me ngulm tenton ta prish protestën. Shumica dhe janë larguar dhe kanë mbetur vetëm rreth qindra protestues në rrugë që kryesisht sillen në bulevardin “Arradhat e Partizanëve”. Policia me dhunë tenton ti largojë përderisa ata e gjuajnë policinë me objekte të forta. Raportohet për të lënduar.

Së kapu pesë persona përfshirë edhe policë janë lënduar në përleshjet mes policisë dhe demonstruesve që sonte janë mbledhur para selisë së Qeverisë në Shkup pasi që lideri i LSDM-së Zoran Zaev publikoi një video incizim ku dëgjohet kryeministri Nikolla Gruevski duke tentuar ta fshehë vrasjen e një të riu maqedonas të cilin e kishte qëlluar një polic.

Në Shkup policia ka hedhur topa uji dhe shok-bomba ndaj protestuesve.

Forcat e shumta të policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve të mbledhur para godinës së Qeverisë në Shkup njoftojnë mediat maqedonase.

Një pjesë e të rinjve të maskuar janë përpjekur ta thyer kordonin policor, dnërsa policia ka ndërhyrë duke shtyrë njerëzit poshtë bulevardit “Ilinden”, dhe janë vendosur po ashtu në gatishmëri edhe topat me ujë të policisë.

Aktualisht ka ardhur edhe një automjet i ndihmës së shpejtë. Sipas informacioneve jozyrtares të ‘Mkd’ ka disa të plagosur mes tyre edhe fotoreporterë dhe gazetarë.
Tensionohet situata në Shkup: Protestuesit e quajnë Gruevskin vrasës, kërkojnë dorëheqje!

Gjatë protestës është lënduar nëna e të ndjerit Martin Neshkovski, pas një goditjeje nga policia.
Protestuesit janë të provokuar nga qëndrimi i policisë ndaj nënës së Martin Neshkovskit nuk kanë ndaluar duke hedhur me vezë dhe objekte ndaj qeverisë, duke thyer kështu edhe disa dritare.

Protestuesit ende qëndrojne para qeverisë dhe thonë që nuk largohen deri sa kryeministri Gruevski të jep dorëheqje.

Rreth 3 mijë qytetarë ndodhen para objektit të Qeverisë së Maqedonisë që bërtasin “dorëheqje”, “vrasës”, “Ikni”, “Ik Grujo”!

Protestë masive para Qeverisë, tensionohet situata(Foto)

20:27 – Protesuesit vazhdojnë të shtyhen me policinë, thyejnë xhamat e Qeverisë.

19:57 - Protestuesit nuk largohen nga Qeveria. Ata vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën me patate, vezë dhe domate.

19:36 - Protestuesit në këto momente kanë filluar të përleshen me policinë.

19:30 - Protestuesit vetëm shtohen. Qeverinë e lyejtën me të verdhë nga vezët e hedhura.

19:15 - Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me vezë ndërtesën e Qeverisë.

19:10 - Në këto momente është duke u zhvilluar protestë masive para qeverisë së Maqedonisë. Protestuesit thërrasin “Nikolla dil jashtë” , shajnë dhe e thërrasin atë diktator, “Vrasës”, “Dorëheqje!” etj. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

Polici lëshon vendin e punës, u bashkangjitet protestuesve!

Zyrtari policor ka hapur rrethojnë përpara Qeverisë për demonstruesit që ata të mund të futen në oborrin e godinës Qeveritare dhe ka lëshuar vendin e punës. Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe kanë përqafuar policinë deri sa po zgjat protesta e shkaktuar nga incizimet e publikuara sot nga opozita.

Protestuesit për momentin po gjenden përpara dyerve të Qeverisë, dhe shumë njerëz po kalojnë në pjesën e oborrit të Qeverisë, të cilën po e mbron një kordon nga njësiti i “Speciallcave”.

Sipas informacioneve incidenti ndodhi kur 4-5 policë u vërsulën mbi vëllanë e Martin Neshkovskit, Aleksandar i cili dëshiroi të futet brenda dhe të bisedojë me dikë nga Qeveria por u pengua.

Tensionohet situata para qeverisë

Protesta e tanishme që është duke ndodhur para qeverisë po bëhet më masive, protestuesit nuk lejohen nga policia të futen në ndërtesën e qeverisë.

Në këto momente është tensionuar situata para qeverisë, protestuesit tentojnë të futen në godinën e qeverisë.

Dhjetra protestues, qytetarë të revoltuar nga ajo që ndëgjuan sot me bombat e shpalluar nga lideri i LSDM-së, se polcia ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar Martin Neshkovski, janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë për ta shprehur mllefin e tyre nga e vërteta e vrasjes, njofton Portalb.
Numri i protesueve që tubohen para qeverisë vazhdimisht po shtohet. Ata me moton “Vrasës”, “Drejtësia do t’iu gjej edhe juve”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e ‘vrau te riun Neshkovski’.

Protestuesit i lëshojnë bisedat e përgjuara ku flet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski.
Qeveria është rrethuar me forca te shumta policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat