BDI-ja kërkon përfshirjen në bisedimet mes VMRO-së dhe LSDM-së

Maqedonia

BDI-ja kërkon përfshirjen në bisedimet mes VMRO-së dhe LSDM-së

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:13

BDI ka riafirmuar kërkesën për përfshirje në dialogun mes VMRO-së dhe LSDM-së që zhvillohet në Bruksel. Zv/kryeministri Musa Xhaferi, u cili u prit sot nga lehtësuesit në këto bisedime, deputetët evropianë Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan, ka theksuar se pjesëmarrja konstruktive e BDI-së në tejkalimin e krizës është parakusht për një zgjidhje të qëndrueshme të pranueshme nga të gjithë.

Nga partia e Ahmetit gjithashtu njoftojnë se euro-deputetët kanë shprehur gatishmëri për të vijuar lehtësimin e dialogut politik edhe me pjesëmarrjen e BDI-së si dhe për intensifikimin e tij. Xhaferi në Bruksel është pritur edhe nga përfaqësues të Komisionit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat