Shkup: “Bombat” e opozitës - qytetarët po organizohen për protesta

Maqedonia

Shkup: “Bombat” e opozitës - qytetarët po organizohen për protesta

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:46

Qytetarët e kryeqendrës maqedonase kanë nisur të organizohen në rrjetet sociale për një protestë, pas publikimit të “bombës” së sotme të LSDM-së opozitare, e cila kishte të bëjë me të vërtetën e vrasjes së 21 vjeçarit Martin Neshkovski nga ana e policisë.

Protesta do të fillojë në ora 18, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Të jemi të gjithë aty dhe t’ua kujtojmë kriminelëve se kurrë nuk do ua harrojmë këtë. Do të përgjigjen para drejtësisë, thuhet në thirrjen për protesta.

Ndër të ashtuquajturat “bomba”, të cilat tash disa muaj po i publikon opozita maqedonase, sot u zbuluan biseda mes ministres së Brendshme Gordana Jankullvska me drejtorin e Kundërzbulimit Sasho Mijallkov dhe me bashkëpunëtorë të tjerë në pozita të larta në Qeveri.

Jankullovska, një nga protagonistët kryesorë të “bombave” të deritashme, gjatë bisedave pranon se i riu Neshkovski është vrarë nga pjesëtar i policisë dhe bën plane si ta fshehë të vërtetën.

21-vjeçari u vra nga një pjesëtar i policisë që siguronte mitingun e fitores në zgjedhje të VMRO-DOMNE-së në qershor 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat