Dashtevski: Përfundim juridik për rastin Puc duhet të ketë

Maqedonia

Dashtevski: Përfundim juridik për rastin Puc duhet të ketë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:41

Profesori Aleksandar Dashtevski për Dnevnik Plus në Kanal 5 theksoi se përfundimi juridik për rastin Puc filloi me publikimin e aktit hetues të enjten.

“Të enjten u ngrit një akt hetues, kundër të akuzuarve në rastin Puc dhe tashmë janë të qarta dëshmitë, argumentet dhe faktet.

Gjendjet janë shumë më të qarta se para tri muajve kur nuk e dinim se çka do të janë “bombat”, kush ka përgjuar, nëse me të vërtet ekziston diçka e tillë ose jo.

Tashmë kemi vepra konkrete penale për të cilat janë të akuzuar të dyshuarit dhe kemi një gjykim në të cilën është edhe arsyetimi se në çfarë mënyre janë kryer përgjimet”, deklaroi Dashtevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat