Dojranlieva: Pse t`i them faleminderit Gruevskit?

Maqedonia

Dojranlieva: Pse t`i them faleminderit Gruevskit?

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:17

Jovanka Dojranlieva mendon se nuk ka arsye asnjë njeri në këtë shtet që t`i thotë faleminderit Nikolla Gruevskit, kryeministër i Maqedonisë.

Si t`i them faleminderit??? Kur në vitin 2008 shkova të bëj një reportazh për një rast social në fshatin Stojakovo, Gjevgjeli.

Përfituesit e ndihmës sociale atje u ankuan se kanë konkurruar për një banesë sociale, ndërsa banesa iu është dhënë një të pasuri lokal, ka pasur butik, kamion, ara dhe i njëjti është lavdëruar se po ankohen kot, ai i ka pasur lidhjet.

Ndërsa, përfituesit e ndihmës sociale më dhanë një letër nga kabineti i kryeministrit për ndjekjen e rastit të tyre.

Reportazhi shkoi në lajmet e RTVM, por prej atëherë e këndej drejtori mori ndalesë për emitimin e reportazheve të mia.”, shkruan ndërmjet tjerash Jovanka Dojranlieva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat