Mexhiti dhe Dehari vazhdojnë takimet me bashkëatdhetarët tanë në SHBA

Maqedonia

Mexhiti dhe Dehari vazhdojnë takimet me bashkëatdhetarët tanë në SHBA

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:11

Në një atmosferë tejet vëllazërore dhe të ngrohtë, bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Madison, Wisconsin pritën dhe bashkëbiseduan me kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari për çështje që tangojnë popullin Shqiptar dhe posaqerisht diasporën Shqiptare.

Këta të fundit, edhe një herë shprehën faliminderimin e thellë për ndihmën e parezervë të diasporës në përgjithsi dhe komunitetit Shqiptar në SHBA në veçanti, në çdo proces kombëtar të Shqiptarëve.

Në takim u potencua se ky bashkëpunim duhet të përforcohet, thellohet dhe ky proces është i pashmangshëm sepse diaspora është pjesë shumë e rëndësishme e trungut kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat