Rexhepi porositi të punësuarit në BFI: Qëndrimi i juaj është rezistencë kundër dhunës dhe tradhtisë

Maqedonia

Rexhepi porositi të punësuarit në BFI: Qëndrimi i juaj është rezistencë kundër dhunës dhe tradhtisë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:08

Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka dërguar një porosi të fuqishme te të punësuarit e BFI-së, të cilët deri tani janë “pengje” të marra nga grupi i armatosur i Ibraim Shabanit.

Mes tjerash kryetari Rexhepi shkruan se durimi dhe rezistenca paqësore llogaritet fitore.”Andaj të jeni të sigurt në luftën dhe përkujdesjen time dhe të organeve legale dhe legjitime të BFl duke e vazhduar aktivitetin juridiko-politik për debllokimin e selisë në Shkup.
Mesazhi i Reisul Ulemasë ndaj të punësuarve në BFI

Sot vazhdon aktiviteti juridiko politik për debllokimin e selisë, qëndroni me moral të lartë sepse qëndrimi i juaj brenda selisë është dhe llogaritet krenari dhe mburrje e institucionit të BFl-së.
Durimi dhe rezistenca paqësore llogaritet fitore. Qëndrimi i juaj nuk ka emër të keq por është rezistencë kundër dhunës dhe tradhtisë. Të jeni të sigurt në luftën dhe përkujdesjen time dhe të organeve legale dhe legjitime të BFl. Ky mesazh tu jepet të gjithë të punësuarve dhe mos lejoni ta dobësoni moralin e juaj fisnik dhe patriotik që jeni duke dëshmuar.
Me nderime nga
Reisul Ulemaja
H. Sulejman ef. Rexhepi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat