20 të punësuarit e kaluan natën në BFI nën “nishanin e armëve” të grupit të Ibraim Shabanit?!

Maqedonia

20 të punësuarit e kaluan natën në BFI nën “nishanin e armëve” të grupit të Ibraim Shabanit?!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:51

Një natë pa gjumë dhe me shumë tensione kaloi në BFI bënë të ditur ZHURNAL.Njëzet(20) punonjësit e BFI-së kaluan natën në hapësirat e vende të tyre të punës pasi ishin zënë “peng” nga grupi i ish myftiut nga Shkupi, Ibraim Shabani.
Grupi i armatosur edhe më tej mban nën kontrollë selinë e BFI-së të cilët qëndrojnë në objektet e BFI-së të ndihmuar nga policia maqedenase e cila nuk intervenon në asnjë rast, por është mbykqyrës pasiv i situatës.

Incidenti i djeshëm në BFI dëshmoi se në Maqedoni nuk ka shtetë ligjor, pasi policia nuk pengon dhunuesit të cilët morrën administratën e BFI-së përmes forcës së armëve. Ish myftiu, Ibraim Shabani vjen nga fshati Studeniçan i Shkupit .
Gjatë kohës së tij 4 duqane të vakëfit ia ka dhënë vëllaut të vet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ai gjatë blerjes së vendit për selinë e Myftinisë në Shkup ka keqpërdor 500 mijë euro shkruajn mediat maqedonase. Shabani njihet si imami që ka bërë pasuri të madhe vëtëm për shkak të postit në myftinin e Shkupit.

Por si duket Shabani është tepër i fortë me shtetin, pasi policia nuk e pengon atë në marrjen me dhunë të institucionit të BFI-së në Shkup.
Është pamje e këndshme kur shihet koordinimi i shkëlqyer mes policisë dhe grupit të Ibraim Shabanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat