Agjencia 'Jupiter' në proces likuidimi

Maqedonia

Agjencia 'Jupiter' në proces likuidimi

Më: 4 maj 2015 Në ora: 22:04

Që nga fillimi i vitit ka filluar procedura për fshirjen e Agjencisë turistike ‘Jupiter’ përgjegjëse për udhëtimin kontestues në Turqi, ku 400 pasagjerë u ankuan se kanë qenë të mashtruar. Me qëndrim përë këtë agjenci dolën edhe nga Regjistri Qendror.

“Jupiter Internacional ka filluar me procedurë zyrtare procesin e fshirjes, në përputhje me nenin 552 nga Ligji i shoqatave tregtare”, shkruan në Regjistri Qendror.

Edhe pse procedura për fshirje ka qenë e nxitur më 30 janar udhëtimi është realizuar 3 muaj më vonë. Sipas ligjeve, pasi të fillojë procedura për fshirjen e ndonjë kompanie, nëse në afat prej një viti nuk paraqiten kreditorët ndaj të cilëve kompania ka borxh, atëherë Regjistri Qendror, përfundimisht do ta fshijë. Nga Ministria e ekonomisë shprehën shqetësime të tyre dhe thanë se rastin në fjalë do ta hetojnë. Por, nuk ka përgjigje për atë se si është e mundur një agjenci turistike, e cila është në procedurë të fshirjes, në ndërkohë të organizojë udhëtime. Agjencia Jupiter është hapur në vitin 2010. Është e vendosur në Qendrën Tregtare Bevrli Hills, në Shkup dhe është pronë e Goran Ilievskit. Në murin e Agjencisë, përveç licencës gjendet edhe certifikata për ndonjë Bojan, të cilin udhëtarët e përmendin se ka udhëtuar me ta dhe se i ka mashtruar.

‘Telefonata e Agjencisë Jupiter sot ishin të ndaluar. Mund të vërehet se brenda në hapësirat agjencisë nuk ka askush. Dera është e mbyllur, e në të ka një lajmërim në të cilin thuhet se për shkak të mungesës së menaxherit kryesor, i cili akoma punon në Stamboll, ku me procesverbal policor dhe Konsullatën po procesiojnë rastin kundër udhëheqësin turistik për dëmin e shkaktuar’

Ky njoftim nga Jupiteri është krejtësisht kundërthënës nga pasagjerët e revoltuar, por nga Agjencia nuk mund të marrim asnjë shpjegim tjetër sepse atje nuk ka askush. Pasagjerët të cilët ishin të mashtruar nga Agjencia turistike Jupiter u kthyen në shtëpi. Thonë se menaxheri Bojan, është burgosur në Turqi. Njëri nga tetë autobusët në mesditë ka mbërritur në Shkup. Pasagjerët shprehen të revoltuar, pasi në vend të pushimit kanë përjetuar tmerr. Rrugëtimi i vështirë ka filluar që në fillim, ku që në ditën e parë 10 orë kanë kërkuar hotel për tu vendosur. Hoteli që është dashur t’i vendos nuk ka pranuar sepse s’ka pasur asnjë lloj rezervimi.

“U munduan nëpër hotele të tjera. Dhe të gjitha tetë autobusët me 400 persona i shëtisnin nga hoteli në hotel për të gjetur vend. Në fund na quan 25 kilometra larg qytetit. Atje na vendosën. Faktikisht e premtja na dështoi. Vetëm të shtunën e kishim si ditë për shëtitje, kurse të dielën duhej ta lëshonim hotelin, por pasaportat nuk ka kthenin”, u shpreh një pasagjer.

Pasagjerët të cilët për 60 euro nisën udhëtimin në Turqi, tani paralajmërojnë padi për tmerrin nëpër të cilin kanë kaluar.

“Gjithçka ishte gënjeshtër, që nga dita e parë deri në fund. Na morën para edhe për vizita nëpër fakultete0 kesh iu paguam, pa asgjë, në dorë. Dhe qëllimisht çdo vizitë vonohej që të mundet paratë t’iu mbesin në xhepin e Bojanit. Ai në hotel na ka lajmëruar si persona privat e jo si grupi i agjencisë, prandaj atë edhe e arrestuan që të përgjigjet për vepër penale”, tha një tjetër pasagjer.

Me të njëjtën Agjenci, udhëtarët kishin probleme të njëjta edhe për një udhëtim që ishte organizuar për në Pragë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat