Ja dëmi i bombës që shpërtheu mbrëmë afër selisës së BDI-së (FOTO)

Maqedonia

Ja dëmi i bombës që shpërtheu mbrëmë afër selisës së BDI-së (FOTO)

Më: 4 maj 2015 Në ora: 12:32

Krater me dimensione 30 centimetra në diametër dhe 10 centimetra në thellësi është pasoja e vetme nga shpërthimi i mjetit deri tani i panjohur shpërthyes që natën e kaluar rreth orës 21 dhe 45 minuta ka ndodhur në rrugën “170” para hyrjes së selisë së BDI-së në Reçicën e Vogël të Tetovës, konfirmoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas informatave të tij, nga shpërthimi nuk ka dëme të tjera të ndërtesave ose objekteve, e as nuk është plagosur ndokush.
Ekipet e SPB Tetovë dhe prokurori publik që mbrëmë janë gjetur dhe kanë marrë gjurmë për ekspertizë dhe janë duke punuar në përcaktimin e llojit të mjetit shpërthyes, si dhe në identitetin dhe motivin e mundshëm.
Sipas informacioneve të deritashme jozyrtare, mjeti shpërthyes është aktivizuar duke hedhur dhe në momentin e shpërthimit në kthinën e portierit të selisë së BDI-së ka pasur një person i cili nuk është lënduar.
Por portali TetovaSot mbrëmë informoi se dy persona me motoçikletë kanë hedhur materialin shpërthyes “tritol” ku më pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat