Gruevski: Prindërit i mbështetën fëmijët për shkak të LSDM-së

Maqedonia

Gruevski: Prindërit i mbështetën fëmijët për shkak të LSDM-së

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:25

Kryeministri Nikolla Gruevski i cili në kongresin e partisë VMRO-DPMNE-së është rizgjedhur për kryetar të partisë si kandidat i vetëm, në fjalimin e tij para të pranishmëve në Kumanovë theksoi se i vjen keq që prindërit po i mbështesin nxënësit vetëm për shkak të opsionit politik të kundërt të VMRO-DPMNE-së.

“Në fjalimin tim të djeshëm theksova se obligimi i jonë është cilësia e arsimit. Për këtë arsye shpreha shqetësim jo aq nga nxënësit, sa nga një pjesë e prindërve për shkak të pikëpamjes së shkurtër të tyre qëndruan prapa fëmijëve, se ata po lodhen nga matematika, ndërsa tentimet e këtilla mund ta dëmtojnë tërë jetën, atë gjë nuk e shohin.

Ende më shumë më bën të ndjehem keq për faktin se këto prindër i mbështetën protestat e fëmijëve, jo për shkak të asaj që mendojnë se është e drejt e tyre, por për shkak të opsionit të kundërt politik”, tha ndërmjet tjerash Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat