Sulme fizike në BFI, Afrim Tahiri vetshpallet Reis

Maqedonia

Sulme fizike në BFI, Afrim Tahiri vetshpallet Reis

Më: 4 maj 2015 Në ora: 09:39

(I plotësuar) Një grup prej rreth 50-të personave të udhëhequr nga ish Muftiu Ibrahim Shabani dhe ish sekretari i BFI-së Afrim Tahiri, sipas të dhënave jozyrtare thuajse të gjithë familjarë të tyre, kanë sulmuar fizikisht punonjësit e BFI-së, duke marrë dhe vulat e këtij institucioni fetar. Personat në fjalë kanë qenë të armatosur me armë zjarri. Njoftohet se ish sekretari afrim Tahiri, tanimë është vetëshpallur Reis.
Incidenti i sotëm vjen pas përplasjeve të fundit që ndodhën në BFI, me çrast u shkarkuan myftiu Ibrahim Shabani dhe sekretari Afrim Tahiri. Shkarkimi i tyre erdhi si rezultat i një konflikti verbal mes tyre dhe kreut të BFi-së Sulejman Rexhepi.

Kotevski: Incident ka në BFI, çdo kush që vëren person të armatosur, paraqiteni në polici

Ministria e Punëve të Brendshme pranon se ka incident në BFI përmes protestës,por deri tani policia nuk ka regjistruar ndonjë rrahje apo plagosje.

Sipas zëdhënëses së policisë për Qytetin e Shkupit, Liza Bendevska një numër i madh i qytetarëve është mbledhur që nga mëngjesi para BFI. “ Rreth orës 8.30 është paraqitur rasti në polici se qytetar mblidhen në formë grupore, sipas gjitha gjasave për shkak të ndërrimit të Muftiut të Shkupit. Punonjësit e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe deri tani nuk kanë regjistruar dhunë”, tha Bendevka për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal
Protesta e sotme tha Bendevska nuk është paraqitur në polici.

Ndërkohë informacionet jozyrtare flasin se 50 personat janë të armatosur deri në dhëmbë dhe janë të gatshëm për të bërë incident.

Megjithat zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski për Zhurnal tha se cdo kush që vëren person më armë menjëher ti paraqes në polici. “ Nëse dikush vëren persona të armatosur, menjëher le ti denoncoj rastin në polici. Policia do të merr masat e nevojshme ndaj shkelësve të ligjit”, tha mes tjerash Kotevski.
Ndërkoh, informacionet nga BFI pranojnë se gjenden në shtetërrethim të plotë nga një grup i madh I personave të armatosur.” Ka më shumë se 50 persona jashtë BFI. Nuk dim se cka ndodh jashtë. Ne jemi të bllokuar brenda”, tha një zyrtar i BFI-së për ZHURNAL.

Ndryshe, incidenti i sotëm vjen pas përplasjeve të fundit që ndodhën në BFI, me çrast u shkarkuan myftiu Ibrahim Shabani dhe sekretari Afrim Tahiri. Shkarkimi i tyre erdhi si rezultat i një konflikti verbal mes tyre dhe kreut të BFi-së Sulejman Rexhepi.
Në afëri të BFI--së gjendet një numër i madh i mediave dhe gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat