Demiri: Gruevski do t`i flijoj funksionarët e tij

Maqedonia

Demiri: Gruevski do t`i flijoj funksionarët e tij

Më: 4 maj 2015 Në ora: 00:17

Alajdin Demiri, analist politik, për REL thotë se “me vetë faktin se kandidatura e Gruevskit është paraqitur si kandidaturë e vetme për kryetar të VMRO DPMNE-së, dëshmon, siç shprehet ai, këmbënguljen për të vazhduar me avazin e vjetër.

“Këta katër-pesë ministrat, të cilët paraqiten si ‘kurban’, si më të thirrurit gjatë publikimit të bisedave nga ana e opozitës në kuadër të aferës së përgjimeve, ai(Gruevski) në këtë moment edhe mund t`i flijojë funksionarët e lartë të Qeverisë së tij për të shpëtuar partinë”.

“Kjo është mundësia e vetme që mund ta bëjë. Në të kundërtën, ndryshime rrënjësore nuk mund të bëjë, sepse tërheqja e tij nga kreu i VMRO DPMNE-së, për të do të thoshte dhe fund i karrierës së tij politike”, konsideron Demiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat