LSDM: "Gruevski do të ikë nga politika por do të ngelet turpi që i shkaktoi vendit"

Maqedonia

LSDM: "Gruevski do të ikë nga politika por do të ngelet turpi që i shkaktoi vendit"

Më: 3 maj 2015 Në ora: 23:07

“Nikolla Gruevski do të ikë nga skena politike në Maqedoni, por për fat të keq do të mbetet turpi i paparë që i shkaktoi Maqedonisë, ky njeri i pandërgjegjshëm”. Kështu thuhet në reagimin e pasdites nga partia opozitare.

Në një komunikatë për shtyp, duke iu referuar fjalimit të Gruevskit në kongresin e VMRO-së, nga LSDM-ja u shprehën se “po të mos ishte për t’u gjykuar kjo që bëri Nikolla Gruevski, ai do ishte për të ardhur keq. Së pari, fajin për “veprat” e tija të shëmtuara, Gruevski e adresoi te bashkëpartiakët e tij, të cilët i quajti lojtarë “të lodhur” të cilëve u ka ardhur koha të pushojnë.

Më pas, lidhur me porositë e bashkësisë ndërkombëtare, ai konstatoi “politikë të standardeve të dyfishta”. Në reagimin e LSDM-së, thesohet gjithashtu se mbetet për t’u shqyrtuar seriozisht, nëse Gruevski ka humbur kontaktin me realitetin, kur fajin për gjithçka, e shesh tek gjithë të tjerët, duke amnistuar veten. Një njëri i paarsyeshëm nuk meriton të drejtojë më vendin, theksohet në komunikatën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat