Aksion kontrolli i motoçikletave në Tetovë

Maqedonia

Aksion kontrolli i motoçikletave në Tetovë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 22:16

Policia në Tetovë ka kryer një aksion kontrolli të 45 motoçikletave dhe biçikletave . zëdhënësi i MPB-së në Tetovë, Marijan Josifovski thotë se kontrolli është kryer prej orës 15 deri në orën 19.

Gjatë kontrollit janë vërejtur gjithsej 20 shkelje prej të cilave 6 drejtues pa leje, për të cilët është vënë dënimi prej 400 euro, tre motoçikleta të paregjistruara, tre motoçikleta që iu ka kaluar data e regjistrimit, si dhe 4 persona kanë dhënë motoçikletën personave të cilët nuk kanë të dhënë leje provimin për të vozitur të njëjtat, dhe do të dënohen me shumë prej 300 euro, si dhe një person është dënuar pasi që gjatë vozitjes nuk ka pasur kapelë mbrojtëse.

Shkeljet janë dënuar me 19 urdhërpagesa dhe një ftesë për pagesë të gjobës, kurse shtatë motoçikleta janë ndaluar nga qarkullimi.

Gjatë kontrollit gjithashtu janë vërejtur edhe gjashtë raste të tjera të shkeljeve të rregullave të komunikacionit siç janë: mos përdorimi i dritave, vozitje pa rripin e sigurimit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat