Nxënësit vazhdojnë të qëndrojnë nën tenda para Ministrisë së Arsimit

Maqedonia

Nxënësit vazhdojnë të qëndrojnë nën tenda para Ministrisë së Arsimit

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:52

Ministri i arsimit në kabinetin e tij hyn nga dera e pasme dhe nuk mundet të na shikojë. Kështu thonë nxënësit e shkollave të mesme të cilët prej një jave tashmë vazhdojnë të qëndrojnë me tenda para Ministrisë. Nxënësit thonë se e kanë vështirë të flenë me ditë të tëra nëpër tenda, por nuk do tërhiqen nga kërkesat, sidomos për heqjen e testimit ekstern.
"A e shihni ministrin kur vjen në punë?
Jo, ai futet nga dera e pasme"
Fëmijët janë të revoltuar edhe nga sjellja e zëvendëskryeministrit Vladimir Peshevski, i cili në bisedimet me ta, i është drejtuar njërit nga nxënësve duke i thënë se: e di kush e ka dërguar! Pas kësaj, Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme, përmes një letre e porositin Peshevskin, para së gjithash si prind, e më pas si zëvendëskryeministër, t’i vizitojë dhe t’i shoh për kushtet ku ata po qëndrojnë.
“Ejani të paktën për një moment, ta ndjeni shpirtin e shkollarëve të mesëm që duan arsim më cilësor, ndërsa më pas, ne do t’ua rrëfejmë gjithë rrugëtimin tonë, të gjitha ambiciet, aspiratat, frikën, shqetësimet dhe problemet tona. Ndjejeni dhimbjen tonë të shkaktuar nga sjellja juaj jokorrekte, ndërsa më pas na thoni “E di unë kush të ka dërguar”. Por, kësaj here, këtë bëjeni para të gjithë nxënësve” - reaguan nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme.
Nxënës
“Nuk frikësohemi nga kërcënimet sepse kjo që po bëjmë, është e arsyeshme, madje ka edhe mbështetjen e disa profesorëve dhe prindërve tonë”.
“Ajo që duan të na paraqesin me disa ngjyrime, bëhet vazhdimisht... Kjo bëhet edhe nëpër shkolla. Por, realisht mendoj se kjo nuk do ketë sukses te fëmijët që janë këtu”.
Në kampin e nxënësve vazhdimisht vijnë njerëz që dhurojnë ushqim, para dhe firmosin për mbështetjen e tyre.
Qytetar
“Është e qartë se pushteti nuk ka konsideratë për këta fëmijë që qëndrojnë këtu”.
“Sido që të jetë, ne i mbështesim fëmijët”.
“Për qeverinë, drejtorët dhe ministrat duhet të vendosin testim ekstern në lëndën e moralit dhe etikës”
Mbështetje për nxënësit shprehin edhe shoferët që kalojnë pranë kampit të tyre.
Pavarësisht protestës, në kampinin e nxënësve është zili të shikohet se si funksionon rendi dhe rregullat. Pamjet që filmoi kamera e ALSAT, që në mëngjes, tregon se një pjesë e fëmijëve vazhdonin ende të flinin, një pjesë pinin kafen e mëngjesit. Por përreth tyre, nuk kishte asgjë gjurmë mbeturinash. Fëmijët thonë se kujdesen për ambientin, dhe nga pushteti kërkojnë të kujdesen për ta aq sa ata kujdesen për ambientin në të cilin po qëndrojnë prej 1 jave tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat