Stamboll, mbahen në hotel 400 turistë nga Maqedonia

Maqedonia

Stamboll, mbahen në hotel 400 turistë nga Maqedonia

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:52

Rreth 400 shtetas të Maqedonisë që pushimet e 1 Majit i kaluan në Stamboll, janë të bllokuar në një hotel në Stamboll. Atyre nuk u lejohet ta braktisin hotelin dhe të nisen për në Maqedoni sepse agjencia turistike e cila e kishte organizuar udhëtimin, nuk ka bërë pagesën e qëndrimit të tyre në hotelin “Sevxhan”.

Shtetasit e Maqedonisë janë revoltuar nga mashtrimi që është bërë. Ata për zgjidhjen e problemit kanë kërkuar ndërhyrjen edhe të konsullit të Maqedonisë në Stamboll. Nisja e tyre për në Stamboll ishte për me 7 autobusë. Nga agjencia që ka bërë organizimin nuk ende ndonjë prononcim për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj hotelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat