Gruevski: Disa njerëz nga ekipi ka nevojë të freskohen

Maqedonia

Gruevski: Disa njerëz nga ekipi ka nevojë të freskohen

Më: 3 maj 2015 Në ora: 11:39

“Ekipi që fiton nuk ndryshohet, por një pjesë nga lojtarët, të cilët janë lodhur, duhet që të pushojnë për një kohë”. Me këto fjalë në kongresin në Kumanovë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski paralajmëroi ndryshime kadrovike në qeveri që e morën emrin “ Brendi i ri 2015”.

Në fjalimin e tij para delegatëve të kongresit të 15 ai raportoi për aktivitetet e VMRO-DPMNE-së në katër vitet e kaluara dhe tha se është i kënaqur nga e arritura gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, Gruevski mendon se ekipi duhet të rifreskohet.

“Ekipi që fiton nuk ndryshohet, por një pjesë e lojtarëve, që janë lodhur, duhet që të pushojnë për një kohë”, tha Gruevski.

Gruevski në Kumanovë nuk tregoi se kush prej anëtarëve të qeverisë së tij është i lodhur, por shtoi se në periudhën e fundit ka pasur disa vërejtje për punën e eshalonit të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat