Mësuesja dhe shokët e klasës me mesazh emocionues për humbjen e Linës

Maqedonia

Mësuesja dhe shokët e klasës me mesazh emocionues për humbjen e Linës

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:39

Lina 9-vjeçare nga Shkupi humbi jetën si pasojë e shpërthimit të zjarit në banesën ku jetonte në rrugën “Kemal Sejfulla” në komunën Çair. Ngjarja e rëndë që ndodhi të premten në orët e vona ka tronditur edhe shkollën ku ajo kryente studimet.

Mësuesja e saj dhe shokët e klasës i janë dërguar një mesazh Linës, edhe pse ajo nuk mund ta dëgjojë.

Mesazhi:

“Zjarri që shpërtheu në shtëpinë e saj mori përpara gjithçka që pa! Ndër to ishte edhe nxënësja ime Lina, që fatkeqësisht e rrëmbeu zjarri dhe ja mori jetën. Sot unë, shokët dhe shoqet e saj ndjejmë dhembje të thellë për Linen 9 vjeçare. Ajo gjithmonë do te pushoj në zemrat tona ndërsa në mendjet tona do ta kujtojmë si një vajzë te urtë te sinqertë dhe të mençur. Kjo ishte Lina për ata që nuk patën rastin ta njohin… Një vajzë që gjithandej shpërndante buzëqeshje. Lina u prehtë në paqë e ne t’ia kujtojmë jetën dhe momentet e lumtura së bashku. ”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat