Vazhdon edhe sot kongresi i VMRO-së në Kumanovë

Maqedonia

Vazhdon edhe sot kongresi i VMRO-së në Kumanovë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:36

VMRO-DPMNE sot do ta vazhdoj kongresin e 15 të partisë që po mbahet në Kumanovë. Aty po marrin pjesë 560 delegat, të cilët duhet të zgjedhin kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Kryetari aktual dhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është kandidati i vetëm për pozitën e kryetarit. Pas kandidaturës së tij u nënshkruan intelektual, themelues dhe funksionar aktual partiak, midis tyre edhe regjisori Lubisha Georgievski, Mane Jakovlevski,Filip Petrovski, Branko Sarkanjas, Sashko Kedev dhe të tjerët.

Në ditën e parë nga Kongresi para të pranishmëve u drejtua edhe lideri aktual dhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat