Dita botërore e lirisë së shtypit, Maqedonia si Korea e Veriut

Maqedonia

Dita botërore e lirisë së shtypit, Maqedonia si Korea e Veriut

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:10

Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila është themeluar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’u kujtuar qeverive se është detyrë e tyre të respektojnë dhe mbështesin të drejtën e lirisë së shprehjes.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 kishte vendosur që data 3 maj të jetë si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së medias. Kosova, në bazë të raportit të organizatës Freedom House për lirinë e shtypit në vitin 2014, renditet në vendin e 97, nga 199 vendet e përfshira në raport, duke u vlerësuar si pjesërisht e lirë.

Vendi me lirinë më të madhe të shtypit në rajon është klasifikuar Sllovedia, duke u renditur e 41-ta, pas saj më shumë se 30 vende më poshtë vjen Mali i Zi, në vendin e 78-të, Kroacia dhe Serbia në vendin e 80, Kosova dhe Shqipëria në vendin e 97, e me gjendjen më të keqe në rajon është vlerësuar Maqedonia, e cila renditet e 125-ta.

Raporti konstaton se shumë vende në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të tregojë një model shqetësues të shkeljes së lirisë së shtypit në vitin 2014. Nga 199 vende, 63 janë vlerësuar si të lira, 71 si pjesërisht të lira dhe 65 si jo të lira. Me gjendjen më të keqe janë vlerësuar vendet, si Bjellorusia, Krimea, Irani, Koreja e Veriut, Siria, Turkmenistani dhe Uzbekistani, ndërsa vendet më të lira, janë ato si Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Luksemburgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat