Cilët policë i vranë personat në rastin “Monstra”

Maqedonia

Cilët policë i vranë personat në rastin “Monstra”

Më: 2 maj 2015 Në ora: 18:23

Rasti i montuar politik disa vite po e tronditë Maqedoninë, pasi u vranë 5 maqedonas, ndërsa u burgosën 6 shqiptar të pafajshëm nga Shkupit.Lideri i opozitës maqedonase, Zaev ka premtuar se të të gjitha dëshmit për rastin Monstra do ti publikoj me të vetmin qëllim që të dëshmohet pafajsia e shqiptarëve dhe të marrin përgjegjësin autorët e vërtet të krimit. Në një intervistë për televizionin ERA familjarët kanë prezantuar dëshmi rrënqethëse.
Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Hazirit, njëri nga të akuzuarit e këtij rasti, tregon se si forca të shumta policore mëngjesin e 1 majit, vërshuan shtëpinë e tyre, duke thyer e shkatërruar gjiçka që kishin para.
"Unë e përjetova si një tmerr, jo për vete, por për fëmijët dhe gratë të cilët u trishtuan. Kishte forca të mëdha policore dhe më së tepërmi jemi friku nga frika e tyre. Ashtu kishin qenë të dërguan, se këtu jeni duke shkuar në front, me njerëz të armatosur e me njerëz terrorist", thotë Bedri Ajdari duke rrëfyer momentet e arrestimit.
Ai shton se janë frikuar mos vallë do i vrasin nga frika, sepse siç shpjegon z.Bedriu, policëve u dridhëshin duart përballë njerëzve të paarmatosur e të veshur me pixhama, nga përshtypja e policëve se kishin përballë terroristë.
Familja Aziri nuk e kanë ditur se përse kanë bastisur shtëpinë e tyre forcat policore. Madje gjatë momentit të arrestimit, policët e kanë filmuar gjithë këtë ngjarje, që sipas z.Bedriut, do ju shërbente si dëshmi para opinionit dhe ndërkombëtarëve, se shteti i arrestoi terroristët.
Si rezultat i "bombave" që i publikon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, procesi i rastit "Monstra ka ngecur dhe tani gjendet në Prokurorinë e Lartë.
"Ne avokatët, ankesat tona i kemi dërguar më 24 tetor 2014 dhe akoma nuk kemi përgjigje se kur do të zhvillohet seanca para gjyqit të Apelit, praktikisht procedura ankimore.", tha avokati mbrojës, Naser Raufi.
Ky është rasti i parë gjyqësor që vonohet kaq shumë, madje siç thotë avokati Naser Raufi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në karrierën e tij 30 vjeçare si avokat.
Sipas Raufit, vetë deklarata e ministres së Brendhsme, Gordana Jankullovska, menjëherë pas arrestimit, se janë kapur terroristët islamik që e kanë kryer vrasjen, është një dëshmi se ky rast është i montuar.
"Ministrja e Brendshme gjithashtu deklaroi s ejanë kapur persona të cilët kanë luftuar edhe në Afganistan, që nuk ka lidhje, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk ka qenë as si turist në shtetet arabe apo në Afganistan. Të gjtah këto deklarata dëshmojnë që i tërë ky rast është i montuar.", deklaroi Raufi.
Sipas tij, Prokuroria nuk posedon asnjë provë që do e dëshmonte se personat e arrestuar janë vrasësit e vërtetë dhe për këtë edhe duheshte të shpik prova. Për këtë arsye, Prokurorisë dhe MPB-së, i duheshin plot pesë muaj që të gjejë një dëshmitarë, siç është rasti me dëshmitarin e koduar E1.
"Jam i sigurtë dhe garantoj që ky person nuk ka lidhje me këtë rast sepse gjashtë apo shtatë deklaratat e atij, nu kanë lidhje me të vërtetën.", thotë avokati Raufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat