Ademi në Kongresin e VMRO-së: Bashkëpunimi mes VMRO-DPMNE-së e BDI-së shumë kualitativ

Maqedonia

Ademi në Kongresin e VMRO-së: Bashkëpunimi mes VMRO-DPMNE-së e BDI-së shumë kualitativ

Më: 2 maj 2015 Në ora: 18:20

Ademi: I nderuar lideri i VMRO-DPMNE-së, z. Nikolla Gruevski, me kënaqësi të madhe ne pranuam ftesën të jemi pjesë e kësaj ngjarje…

“I nderuar lideri i VMRO-DPMNE-së, z. Nikolla Gruevski. Udhëheqja e Partisë. Të nderuar delegatë dhe mysafirë. Me kënaqësi të madhe ne pranuam ftesën të jemi pjesë e kësaj ngjarje solemne dhe kam nderin që mund t’ju drejtohem në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim. Shpresojë se pjesëmarrja jonë do ta pasurojë këtë ngjarje të veçantë. Në fillim do të doja të theksoj kualitetin e bashkëpunimit midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe atë jo vetëm qeverisës por edhe në nivel partiak. Me qëllim them bashkëpunim kualitativ, sepse ajo nuk do të thotë se ne gjithmonë pajtohemi, se nuk kemi çështje të hapura dhe se kohë pas kohe nuk kemi debat serioz. Por, kualiteti i bashkëpunimit nuk vlerësohet në atë se sa ju keni qëndrime të ndryshme në fillim të dialogut, por është njësi matëse e procesit dhe mënyrës përmes të cilët janë përballur me këto qëndrime dhe se si kemi ardhur në një zgjidhje të pranueshme. Prandaj me kënaqësi konkludojë se për pjesën më të madhe ne kemi arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët”, – theksoi Abilaqim Ademi sekretar i përgjithshëm i BDI-së, në Kongresin e sotëm të VMRO-DPMNE-së, raporton Almakos.

Tutje Ademi tha se, – “Unë dua juve dhe publikun t’ju siguroj se çdo vendim që ka parasysh prioritetet strategjike të qytetarëve tanë, Bashkimi Demokratik për Integrim i mirëpret dhe të njejtat i mbështet. Në fund më lejoni edhe një herë t’ju përshëndes në emër të BDI-së, t’ju uroj punë të suksesshme të Kongresit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat