Në kohën kur toka i dridhet “nën këmbë”, Gruevski don të mbetet kryetar partie

Maqedonia

Në kohën kur toka i dridhet “nën këmbë”, Gruevski don të mbetet kryetar partie

Më: 2 maj 2015 Në ora: 13:03

Kryeministri, Nikolla Gruevski m’u në pragë të krizës më të madhe politike në Maqëdoni dhe skandalit historik të përgjimeve dëshiron që të kthej votbesimin e humbur të 80 përqind e antarësisë të VMRO-DPMNE-së.

Gruevski gjendet tani në “qorrsokak” të vërtet pasi Bashkimi Evropian pothuajse e ka izoluar komplet Maqedoninë , ndërsa nga ana tjetër ambasadorja gjermane nuk pati retorik diplomatike po ju tha shkurt se pret dorëheqje nga kryeministri dhe ministrat e përfshir në skandalin e përgjimeve.

Në këtë situatë kritike për Maqedonin, Gruevski tenton t”a shpëton vetveten duke organizuar kongresin e rradhës dhe me qëllim që të demostroj para opinionit, unitet të rrejshëm të VMRO-DPMNE që nuk korrespodon me realitetin, transmeton zhurnal.

“Bombat” e opozitës maqedonase dëshmuan se Gruevski dhe shefi i policisë sekrete Mijallkov e kanë nën kontroll të plotë partinë dhe shtetin dhe ata vendosin për kuadrot në polici, gjykatë, prokurori, administratë,spitale, media dhe vende të tjera.

VMRO-DPMNE parti sot dhe nesër në Kumanovë do ta mbajë Kongresin e 15-të, në të cilin pritet të marrin pjesë 560 delegatë, të cilët duhet të zgjedhin kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Kryeministri dhe kryetari aktual Nikolla Gruevski është kandidati i vetëm për pozicionin e kryetarit.

Pas kandidaturës së tij, e cila dje u dërgua në selinë e partisë, janë nënshkruar intelektual, themelues dhe zyrtarë aktualë të partisë, mes të cilëve edhe regjisori Lubisha Georgievski, Mane Jakovlevski, Filip Petrovski, Branko Sarkanjac, Sashko Kedev dhe të tjerët.

Gruevski u zgjodh për herë të parë lider në Kongresin në Ohër në vitin 2003, ndërsa kundërkandidat i tij ishte Marjan Gjorçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat