Sheshi "Skenderbeu" në Shkup do të bëhet atraksion i vërtetë

Maqedonia

Sheshi "Skenderbeu" në Shkup do të bëhet atraksion i vërtetë

Më: 2 maj 2015 Në ora: 12:44

Vazhdojnë punimet ndërtimore për sheshin Skënderbeu në Shkup sipas dinamikës së paraparë. Për momentin po ndërtohen shtyllat mbajtëse, në të cilët do të ndërtohet platforma që do ta mbulojë Bulevardin “Goce Dellçev” nga ana e Operës dhe Baletit të Maqedonisë.

Nga Komuna e Çairit informojnë se për momentin janë duke përfunduar punimet me shtyllat mbajtëse në Hamamin e Daut Pashës. Gjithashtu po punohet edhe në dislokimin e instalimeve të brendshme në pjesën nga ana e Çarshisë së Vjetër.

‘Sipas dinamikës së paraparë presim që punët ndërtimore të shtyllave mbajtëse të përfundojnë në afatin e parashikuar për tre muaj. Menjëherë vijon faza e shtyllave të mesme mbajtëse të hapësirës së sheshit, më saktë pjesës që do ta mbulojë bulevardin e cila përfshin 8 mijë metër katrorë’ ka thënë Xhengiz Hani nga sektori urbanistik i Komunës Çair, për Utrinski Vesnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat