Një maji, ditë daullesh e pikniqesh me skarë

Maqedonia

Një maji, ditë daullesh e pikniqesh me skarë

Më: 1 maj 2015 Në ora: 22:57

1 maji, dita e punëtorëve, mblodhi qindra qytetarë në parkun e Sarajit. Disa duke bërë skarë e disa duke u marrë me ndonjë sport, disa të tjerë që e shfrytëzonin ditën vetëm për pushin nën hijen e ndonjë peme. Nuk mungonin as këngët dhe vallet tradicionale me tupanë. Kushtet në parkun e Sarajit, sipas qytetarëve, nga viti në vit po përmirësohen. Pleq e të rinj, secili kanë gjetur mënyrën e vet për t’u argëtuar.
1. “Mirë, mirë, super. Sivjet kemi dalë për herë të parë, ja po kënaqemi”
2. “Shumë mirë.
Si po ju duket atmosfera, rregullimi.
Mjaft mirë.
Vini çdo vit këtu?
Po çdo vit.
Jeni të kënaqur prej kushteve që ofron parku?
Po shumë mirë është.
Sot edhe koha është e mirë.
Super është, bash për këtë ditë’
3. “Shumë mirë, momentalisht shumë mirë. Kemi dalë familjarisht, t’i nxjerrim pak për të shëtitur, si çdo vit.
A jeni të kënaqur prej vendit, rregullimit?
Po shumë, s’kam asnjë vërejtje!
4. “Shumë mirë, shumë mirë. Rregullimi është më i mire tash sivjet. Më herët ka munguar pastrimi kurse tani është shumë më mirë”
5. “Pastërti, mirë por vetëm këto që po i lëshojnë me motorë, me vetura brenda, nuk është në rregull por gjithsesi është shumë mirë. Është një piknik i bukur që nuk mund ta paramendosh. Sivjet ka përmirësim në të mirë, tjera vite këtu nuk mundeshe të hysh prej veturave, motorëve por tani mirë është”.
Autoritetet vendore paralajmëruan gjoba prej 200 eurosh në rast se ndizet zjarr në natyrë, ndërsa gjoba prej 50 eurosh në rast të hedhjes së mbeturinave. Në mbarë botën, dita e punës shënohet në mënyra të ndryshme, diku me marshe ndërgjegjësuese për gjendjen e punëtorëve, e diku me protesta masive. Por, për vendet ish socialiste, sikurse në Ballkan, nuk mungojnë as piknikët me skarë dhe tubimet nostalgjike për epokën e dikurshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat