Sindikatat të ndara për protestat e 1 majit

Maqedonia

Sindikatat të ndara për protestat e 1 majit

Më: 1 maj 2015 Në ora: 22:43

Dy protesta paralele me rastin e 1 majit, ditës së punëtorëve, njëra nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, dhe tjetra, e nënshkruesve të Kartës për solidaritet. LSM-ja kërkoi firmosjen e marrëveshjeve kolektive edhe në sektorin privat dhe ofrimin e masave të sigurisë në punë, ndërsa nga Karta kanë kërkesa akoma edhe më të ashpra.

“Pushteti ka kërcënuar liderët politik, afaristët, sindikalistët, gazetarët, madje edhe ambasadorët. Guxuan dhe shkuan deri atje sa të kërcënojnë edhe fëmijëve. E me këtë, pushtetarët e mbushën kupën. Kërkojmë nga ju, të jepni dorëheqje.”, deklaroi Marjan Ristovski, Kryetar i konfederatës së Sindikatave të Lira.

“Ju lutem, të jini të bashkuar, bashkë, që të vazhdojmë me këtë marshim dhe të lirohemi nga shtrëngimet e punëdhënësve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë si dhe shtrëngimeve të politikanëve. Bëni durim, dhe jini këmbëngulës si ne punëtorët falimentues.”, tha Liljana Gorgieva, Kryetare e të falimentuarve.
“Zotërinj nga pushteti, bëni diçka. Tuajët dhe tanët që ju i quani, motivojini në vendin e punës, e jo ata të kenë frikë se vetëm me një notë negative mund ta humbasin vendin e punës. Lironi punëtorët honorarë nga shpenzimet, dhe më në fund, dëgjoni zërin e të falimentuarve, dëgjoni porositë e ardhmërisë së shtetit tonë, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Dëgjoni zërin e popullit.”, theksoi Pece Grujovski, Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Organizatave Juridike dhe Civile.
Edhe pse ishin të ndarë në protesta, LSM-ja dhe Karta për Solidaritet ishin një në kërkesën për firmosjen e marrëveshjeve kolektive edhe në sektorin publik dhe privat.

Kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski pohon se 5 vitet e fundit, LSM-ja ka bërë shumë për të drejtat e punëtorëve.
“Bëhet fjalë për pikëpamje të ndryshme për të drejtat. Ne çdo here, bashkë edhe me Kartën për Solidaritet, edhe me Sindikatat e tjera, Këshillin social-ekonomik çdoherë shkojmë me kërkesa konkrete dhe realizime. Këtë e tregon edhe periudha në 5 vitet e fundit. Vitin e parë kishim fushatë për mobilizimin dhe organizimin e anëtarësisë së re, vitin e dytë për miratimin e Ligjit për pagë minimale dhe ai u miratua, vitin tjetër Ligji për mobing dhe ai u miratua. Bëhet fjalë për aktivitete konkrete në Ligjin për marrëdhënie pune”, tha Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së.
Anëtarët e LSM-së, pas shëtitjes deri tek porta triumfale u larguan ndërsa nga Karta për Solidaritet dhe Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, protestën e mbyllën me mbështetjen ndaj plenumit të nxënësve të shkollave të mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat