Refuzimi i ndërkombëtarëve, çon Maqedoninë drejt izolimit

Maqedonia

Refuzimi i ndërkombëtarëve, çon Maqedoninë drejt izolimit

Më: 28 prill 2015 Në ora: 20:18

Qëndrimet e diplomatëve perëndimor, por edhe ato të institucioneve që refuzojnë të gjitha kërkesat që vijnë nga jashtë, sipas profesorit universitar Arsim Sinani, bëjnë që pushteti aktual në Maqedoni të mos ketë shumë hapësirë për të vepruar dhe se çdo konfrontim me ndërkombëtarët mund të çojë në izolimin e tij të mëtejmë.
“Pushteti aktual i Maqedonisë ka një rrugë, të konfrontohet me faktorin ndërkombëtar dhe të futet në një izolim apo në një rrugë edhe më të errët, apo të ulet dhe të diskutojë formën se si Maqedonia do të shkojë në rrugën kalimtare".
"Mendoj se qëndrimi amerikan por edhe ai evropian është shumë i qartë se kjo qeveri më nuk ka mbështetje, se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin dhe mendoj se qëndrimi i këtyre faktorëve është i rëndësishëm për të mos lejuar pushtetin aktual që përmes krizave të ndryshme të mbijetojë politikisht“, tha Sinani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat