Ilmi Selami, Zv. ministër i mbrojtjes

Maqedonia

Ilmi Selami, Zv. ministër i mbrojtjes

Më: 28 prill 2015 Në ora: 18:21

Ilmi Selami do të jetë zëvendës ministri i ri i Mbrojtjes në vend të Arben Llabënishtit, dorëheqjen e së cilit edhe zyrtarisht e konstatoi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Selami ka qenë anëtarë dhe kryetarë i Komisionit shtetërorë për parandalimin e korrupsionit, këshilltarë shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ilmi Selami ka diplomuar në shkencat politike në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Selami në postin e zëvendësministrit vjen pasi paraardhësi i tij, Arben Llabënishti në shenjë revolta ndaj politikave partiake dhe kadrovike në BDI dha dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozicionet partiake dhe ai i zëvendësministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat