Zaev: Do ti zbardhim të gjitha materialet përfshirë dhe Monstrën, emrin e Mlladenovin

Maqedonia

Zaev: Do ti zbardhim të gjitha materialet përfshirë dhe Monstrën, emrin e Mlladenovin

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:00

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi protesta masive në fillim të muajit maj, para Qeverisë së Maqedonisë. Zaev tha se në këto protesta nuk do të dalin thjesht për të protestuar qetë dhe për ty kthyer në shtëpi. Para fillimit të protestave, Zaevi paralajmëroi publikimin e bombave më të rëndësishme, si rastin Monstra, Nikolla Mlladenov, çështjen e emrit dhe të tjera.

Lideri i LSDM-së komentoi edhe publikimin e rastin e Sopotit, që kishte ndodhur në kohën e Qeverisjes së LSDM-së, në vitin 2003. Ai tha se me publikimin e këtij rasti ka dëshmuar se e publikon të vërtetën në mënyrë jo-selektive dhe nuk mbron askënd që ka shkelur ligjin. Publikimi i materialeve për Sopotin, sipas tij, do të ndihmojë drejtësinë dhe gjykatat për këtë rast.

Kreu i LSDM-së komentoi edhe incidentin në Gushincë dhe tentimet për destabilizimin e vendit. Ai tha se ka të dhëna se bëhet fjalë për skenar të pushtetit. Megjithatë, sipas Zaevit, populli është i bashkuar dhe nuk do të lejojë të vihet në lojë.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev publikoi dëshmi të reja për porositësit dhe kryerësit e përgjimit në vend. Në kuadër të bombës së 27-të, Zaevi publikoi dokumente të analizave të bisedave telefonike, që janë bërë në DSK. Ai publikoi biseda të reja që sipas tij e dëshmojnë përgjegjësinë e DSK-së dhe MPB-së për përgjimin masiv në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat