Akademiku Bexheti revoltohet: “Tirana dhe Prishtina-nëse nuk na qortoni, së paku mos na lëvdëroni pa meritë!

Maqedonia

Akademiku Bexheti revoltohet: “Tirana dhe Prishtina-nëse nuk na qortoni, së paku mos na lëvdëroni pa meritë!

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:46

Akademiku shqiptar, Abdylmenaf Bexheti ka adresuar kritika të ashpra ndaj Kosovës dhe Shqipërisë pasi nuk bëjnë asgjë konkrete për shqiptarët në Maqedoni. Menafi këta kritika i bëri në profilin e tij në FB me një titull: “Tirana dhe Prishtina-nëse nuk na qortoni, së paku mos na lëvdëroni pa meritë!

“Krahas diplomacisë edhe në traditën tone kombëtare nuk lejohet të kritikohen publikisht ,,vëllezërit e mëdhej,, po si duket e lyp nevoja e momenti!
Gjithmonë kemi nevojë për ,,përkujdesje,, nga vëllezrit tanë, si nga Tirana aqë më tepër nga Prishtina por ama paternalizmi i sinqert duhet të rezulltojë me efikasitet. Në të kundërtën mjaft na ,,mbrojtët,, se na u thyen brijt duke na përkëmbur nga regjimet e papërgjegjshme vendore, që Ju i pritni nëpër salonet Tuaja! Sa here që duhet të defokusohet vëmendja nga dështimet e regjimit në Maqedoni, e pësojnë fshatrat ndërkufitar-nga Rajca me Shqipërinë (vriten shqiptar të pafajshëm në kufi) e deri te Goshinca, Breza, Malina,...me Kosovën! Pas çdo maltretimi të shqiptarëve këndej kufirit, pushtetarët qeveritar ia msynë qendrës më të afërt-në këtë rast Prishtinës, po shumë here edhe Tiranës!”, shkruan mes tjerash akademiku Menafi duke kritikuar ashpër edhe kryetarin e BDI-së dhe ministren e brendshme Jankullovska.

“Thjesht i një ministre, që na quan indian, fise të egra dhe na monton skenare për të na nëpërkëmbë si sdinjitetin ashtu edhe egzistencën fizike, kurdo që i kujtohet dhe i duhet asaj. Aliu poashtu kërkoi të mos fajësojmë tërrë qeverinë se aty është edhe vat ai! Policët janë njerëzit tanë-po çfar se nën komandën absolute të regjimit!Skenat që i shohim janë trishtuese për kohën dhe vendin-ne mes të Europës e shek.21!”, shkruan akademiku Menafi duke lavdëruar mediat për punën që bëjnë.

“Shyqir Zotit, për më pak se dy dekada shqiptarët janë vetëdijësua shumë mbase edhe teknologjia informatike ka bë të vehten. Popullata lokale, nënat dhe motrat shqiptare, jo vetëm më të arsimuar por edhe shumë më të vetëdijësuar, po befasojnë edhe skenaristët e aktorët më të sprovuar në këto skena! Mediumet, sado të shtypura po bëjnë të vehten, ne veçanti Alsat-M, Lajm, Portale...Ju lumt!”.

Akademiku Menafi shprehet se Prishtina me shqiptarët gjithëandej ka hallet e shtetbërjes, për të cilën gjithaqë u sakrifikuam të gjithë. Tirana sot është pjesë e sistemit më të fuqishëm të sigurisë kolektive (NATO), kurse ne në Maqedoni, në këtë konstelacion kohe dhe hapsire nuk mund më tepër të pajtohemi më, me pozitën e prioritetit tretë në doktrinën tone kombëtare. Një çerek shekulli në këtë pozitë është tepër. Ka ardhë koha pak ju të prishni ,,rehatinë,, Tuaj për vëllaun e tretë! Përndryshe si të mbajnë ,,ymytin,, vëllezërit tjerë në këtë vargë kombëtar....?- shkraun mes tjerash akademiku, Abdylmenaf Bexheti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat