Shpallet ditë zie të martën në Vrapçishtit, humbi jetën një nxënëse 15 vjeçare

Maqedonia

Shpallet ditë zie të martën në Vrapçishtit, humbi jetën një nxënëse 15 vjeçare

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:23

Këshilli i komunës së Vrapçishtit ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, pas rastit të ndodhur me aksidentin në fshatin Gradec, ku humbi jetën një nxënëse 15 vjeçare nga ky fshat, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një 14 vjeçare e cila pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Gostivarit, me autoambulancë është dërguar në Klinikat e Shkupit.

“Me keqardhje dhe dhembje të thellë e morëm lajmin për humbjen e vajzës, nxënëses dhe bijës tonë. E nderuara familje e te ndjerës, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e bijës suaj ndërsa nxënësve të lënduar në këtë aksident tragjik ju dëshirojmë shërim”, thotë kryetari komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme u miratua Propozim – Vendimi për shpalljen e datës 28.04.2015, Ditë zie në territorin e Komunës së Vrapçishtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat