Universiteti Ballkanik ndan 500 bursa për maturantët e dalluar

Maqedonia

Universiteti Ballkanik ndan 500 bursa për maturantët e dalluar

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:20

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik për vitin akademik 2015/2016 do të ndajë 500 bursa për maturantët më të dalluar të shkollave të mesme në Maqedoni dhe në shtetet e rajonit të Ballkanit.

Testimi qendror për maturantët nga Maqedonia do të mbahet më 16 Maj 2015 (e shtunë) në orën 10:00 në objektin e UNB-së në lagjen Autokomandë të Shkupit. Kandidatët do t’i nënshtrohet testit të bursave i cili përmban pyetje nga kultura e përgjithshme, historia, gjeografia, matematika dhe inteligjenca, si dhe testit të njohurive të gjuhës angleze.

Kandidatët do të kenë mundësinë të zgjedhin një nga 19 drejtimet studimore deridiplomike që u ofrohen studentëve për vitin e ardhshëm akademik.

Të gjithë maturantët e interesuar, aplikimin për testin e bursave mund ta bëjnë online në faqen e internetit www.ibu.edu.mk/scholarships

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat