Zhernovski: Qendra tregtare ka rejting më të madh se të gjithë ne

Maqedonia

Zhernovski: Qendra tregtare ka rejting më të madh se të gjithë ne

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:35

Andrej Zhernovski theksoi se Qendrën tregtare nuk do ta çoj në ujërat e politikës dhe se premtimin në fjalë e ka mbajtur.

“Premtova se nuk do ta imponoj QT në ujëra të politikës dhe do t`i qëndroj parimit deri në fund. Në kundërshtim me këtë gjë, e shoh te shumica nevojën e fuqishme që të mos politizohet ky referendum.

Ky ishte një qartësim i qytetarëve rreth një çështje të caktuar, që është edhe esenca e një referendumi. Njoh njerëz të opozitës të cilët nuk votuan, si dhe mbështetës të garniturës në pushtet të cilët morën pjesë në referendum.

Është e saktë se ato nuk janë në numër të madh, por janë. Edhe nesër do të janë më shumë”, shkroi mbrëmë kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat